Standard.al

Covid-19/ Putin për prekjen e Boris Johnson: Optimizmi dhe humori i tij do ta ndihmojnë të shërohet

0

Presidenti i Rusise, Vladimir Putin, i ka uruar sot një shërim të shpejtë kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili është prekur nga koronavirusi dhe i është nënshtruar kujdesit intensiv.

“Jam i sigurt se, energjia juaj, optimizmi dhe sensi i humorit do t’iu ndihmojnë ta mundni sëmundjen”, deklaroi Putin në një telegram drejtuar drejtuesit britanik, cituar në një komunikatë të Kremlinit.

“Dëshiroj t’u shpreh mbështetjen time të sinqertë në këtë moment të vështirë për ju”, shtoi ai.

Shëndeti i Boris Johnson, i sëmurë me COVID-19 që prej dhjetë ditësh, është përkeqësuar dhe iu nënshtrua dje kujdesit intensiv në Londër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.