Standard.al

Bill Gates dha 100 milionë dollarë për vaksinën kundër koronavirusit e cila do të testohet në SHBA

0

Vaksina e koronavirusit që po zhvillohet nga ndërmarrja amerikane bioteknike “Inovio” ka hyrë në fazën e saj të testimit njerëzor, falë “OK” të dhënë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Përparimi i testeve, i financuar nga fondacioni “Bill dhe Melinda Gates” dhe nga Koalicioni për Inovacione të Përgatitjes Epidemike (Cepi, i cili mbështet 5 projekte të tjera të tilla), vjen pas rezultateve premtuese prej testeve te kafshët.

“Vaksina, e quajtur tani Ino-4800, është përdorur te 40 vullnetarë që morën dozën e parë, e cila do të pasohet nga një e dyta në 4 javë”, -tha kompania në një deklaratë.

“Ky është një hap i rëndësishëm përpara në luftën globale kundër Covid-19”, -tha Joseph Kim, president dhe CEO i “Inovio”. “Pa një vaksinë të sigurt dhe efektive, kjo pandemi mund të vazhdojë të kërcënojë jetën e njerëzve. Ekipi ynë i studiuesve, partnerëve dhe financuesve është mobilizuar që sekuenca gjenetike e virusit u bë e disponueshme në fillim të janarit dhe vazhdon të punojë 24/7 për të siguruar përparimin e shpejtë të Ino-4800 përmes këtij studimi në fazën 1”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.