Standard.al

Basha i uron shërim të shpejtë, Johnson-it: Të bashkuar do t’i kalojmë edhe keto kohë…

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, Kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili vazhdon të jetë në terapi intensive, pasi gjendja e tij u përkeqësua të hënën.

“Qytetarët e Britanisë së Madhe kanë nevojë për ju në luftën kundër COVID19. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për Kryeministrin dhe të dashurit e tij.

Të vendosur dhe të bashkuar ne do t’i kalojmë edhe keto kohë tepër sfiduese”- shprehet kreu i opozitës Basha në mesazhin e tij, drejtuar ambasadorit të Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.