“Armiku ynë është Covid-19″/ Ademi: Qeveria të ndihmojë të pamundurit

0
137

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, duke folur në një lidhje me Skype në “New 24”, e pyetur se a do të ulë “armët” opozita në këtë kohë pandemie, tha se PD dhe opozita e bashkuar nuk ngrenë krye kundër askujt, por se armiku i Partisë Demokratike është Covid-19.

Ademi vlerësoi se qeveria nuk po bën sa duhet për familjet në nevojë, të cilat, sic tha ajo, duhen ndihmuar më shumë.

“Armiku ynë kryesor është Covid-19. Ne nuk kemi armë ndaj askujt. Bashkitë nuk kanë marrë financat e duhura nga ana e qeverisë. Ne kërkojmë të vërtetën, me synimin e mirë për t’ju shërbyer njerëzve. Qeveria po ndihmon njerëzit në një ecuri shumë të ngadaltë. Në të gjithë qarkun e Shkodrës, madje edhe në Lezhë nuk ka mbërritur asgjë, edhe jemi në javën e pestë mendoj se është një cen shumë i madh. E dyta, ajo që premtohet duhet të realizohet. Iu është thënë se ndihma ekonomike do të marrë dy paga, ata thonë se nuk kanë marrë dy, por një”, tha Ademi.

Voltana Ademi ngriti shqetësimin se bizneset do të kenë një rrënim të mëtejshëm ekonomik, për shkak të situatës nga koronavirusi.

“Biznesi është e vështirë ta marrë veten lehtë. Do jetë vështirë që ta marrë veten, pasi situata ekonomike nuk është e mirë. Duhet bërë shumë më tepër për të rregulluar situatën. Jam ndjerë shumë keq si qytetare, si shkodrane, por edhe si kryetare bashkie. Ministrin ka 15 vjet që e njoh. Unë ka 5 javë që punoj në territor. Fjalët e tepërta duhet të kufizohen”, deklaroi Ademi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here