Standard.al

U drogua dhe pë*dhunua për 4 javë rresht nga burri misterioz, Duffy rrëfen tmerrin

0

Këngëtarja e famshme britanike, Duffy ka rrëfyer një ndër episodet më të errët të jetës së saj, ndërsa është rrëmbyer, dhunuar dhe droguar për katër javë rresht, në një vend të humbur.

Duffy ka treguar se është hera e parë që jep detaje nga përvoja e tmerrshme, dhe se përdhunimi ishte si një vrasje për të.

“Përdhunimi është si vrasje e gjallë, ju jeni e gjallë, por ndiheni e vdekur. Gjithçka që mund të them është se u desh një kohë jashtëzakonisht shumë e gjatë, ndonjëherë më dukej sikur s’do mbaronte, për të mbledhura copëzat e coptuara tek unë.”-  ka shkruar ajo.

Këngëtarja ndër të tjera ka përmendur se nuk shkoi në polici për këtë ngjarje, pasi nuk ndjehej e sigurt.

“Nuk u ndjeva e sigurt për të shkuar në polici. Ndjeja se nëse ndonjë gjë do shkonte keq do isha e vdekur. Ai do më kishte vrarë. Nuk mund të rrezikoja që të gjitha lajmet të flisnin për atë që më ndodhi mua,”- ka shtuar Duffy.

Rrëfimi i saj plot detaje i shkruar në profilin e saj në Instagram, ka shokuar fansat në mbarë botën, të këngëtares.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.