Standard.al

Sherr masiv në Elbasan/ 20 të rinj thyejnë karantinën dhe rrihen me njëri-tjetrin

0

Nga qyteti i Elbasanit, raportohet se 20 të rinj janë goditur me njëri-tjetrin me sende të forta.

Të rinjtë mësohet se janë goditur me karrige dhe shkopinj. Në këtë sherr dyshohet se kanë mbetur të lënduar edhe disa prej të rinjve.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vullnetari”.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e 6 prej të rinjve.

Të shoqëruarit ndodhen në Komisariatin e Elbasanit, ndërsa ende nuk dihen motivet e sherrit të të rinjve, të cilët, në fakt kanë thyer edhe karantinën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.