Standard.al

Sa qëndron COVID-19 në maska? Shkencëtarët në Hong Kong habiten nga rezultatet e studimit të ri

0

Koronavirusi që shkakton Covid-19 mund t’i qëndrojnë në sipërfaqe prej çeliku të pandryshkshëm dhe plastike deri në katër ditë, dhe në shtresën e jashtme të një maskë për fytyrën për një javë, sipas një studimi të studiuesve të Universitetit të Hong Kong (HKU).

Ekipi gjithashtu zbuloi se dezinfektuesit e zakonshëm shtëpiak, përfshirë ato që përdoren në larjen e rrobave, ishin efektivë në “vrasjen” e virusit.

Raporti u botua në revistën mjekësore “The Lancet” të enjten, raporton “South China Morning Post“.

“Sars-CoV-2 mund të jetë shumë i qëndrueshme në një mjedis të favorshëm, por është gjithashtu i ndjeshëm ndaj metodave standarde të dezinfektimit”, thanë studiuesit.

Studiuesit testuan se sa kohë virusi mund të mbetet në sipërfaqe të ndryshme, në temperaturën e dhomës. Në materiale letre zgjati më pak se tre orë, ndërsa nga materiale druri dhe rroba – një xhaketë standarde pambuku laboratorike – u zhduk në ditën e dytë.

Në xhami dhe kartëmonedha u zhduk ditën e katërt, ndërsa në çelik, inox dhe plastik ishte i pranishëm midis katër dhe shtatë ditë.

Studiuesit thanë që “në mënyrë të habitshme” kishte ende një nivel të dallueshëm të infeksionit në shtresën e jashtme të një maskë kirurgjikale të fytyrës pas shtatë ditësh.

“Kjo është pikërisht arsyeja pse është shumë e rëndësishme që nëse mbani një maskë kirurgjike të mos prekni pjesën e jashtme të maskës,” tha virologu Malik Peiris. “Sepse ju mund të ndotni duart tuaja dhe nëse prekni sytë, mund të jeni duke transferuar virusin në sytë tuaj.”

Në të gjitha sipërfaqet, përqendrimi i virusit u ul mjaft shpejt me kalimin e kohës, tregoi studimi.

Studiuesit thanë gjithashtu se rezultatet “jo domosdoshmërish pasqyrojnë potencialin e marrjes së virusit nga kontakti i rastësishëm”, pasi kemi të bëjmë me një studim laboratorik, në kushte të ndryshme na ato në jetën e përditshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.