Rama edhe kur të vdesë, Sali, Sali do të thërrasë…

0
116
Nga Agim Xhafka 

Sot Rama nga ekrani i televizionit, që prej shtatë vitesh e ka edhe tavolinë, edhe krevat, lëshoi batutën e tij komike e bajate se Sali Berisha nuk qenka dorëjashtë nga invazioni që na pska bërë COVID-19. Madje i rëndoi argumentit e zërëndë lëshoi “predhën”, dihet që Berisha ka vite e vite që dëshiron ta shkatërrojë Shqipërinë.

I thotë ky këto fjalë kur krejt popullin e ka mbyll me çelës, kur uria rri ulur në gjithë familjet, kur s’kemi një pasqyrë reale të të infekturve, kur gërmadhat e tërmetit po përgatiten të festojnë një vjetorin, kur ekonomia quhet nomia se gërmat e para i kanë rënë,kur pensionistët si hebrenjtë në kohën e Hitlerit nuk guxojnë të dalin as në ballkon, kur shqiptarët që vijnë nga jashtë nuk lejohen të shkojnë në shtëpi, kur parlamenti mblidhet sa për të firmosur aktet e çmendura dhe gjykatat flenë si ariu, mbase zgjohen nga shtatori.

Më e shkatëruar se sot Shqipëria nuk ka qënë as në kohën e Haxhi Qamilit. Shtet ku një njeri mban kompetencat e çdo institucioni, fiks pasqyrë e një feudi.

Nëse hyrjen e investimeve mbi 2 miliardë euro në vit Rama e quan shkatërrim, atëhere duhet pranuar se Berisha na shkatërroi rrugët e vjetra dhe bëri autostrada.

Nëse heqjen e vizave Rama e quan shkatërrim, atëhere duhet pranuar se Berisha na shkatërroi trarët e kufijve. Po kështu na shkatërroi duke na futur në Nato e veçanërisht në shtysën që Kosova fitoi pavarësinë.

Sot Edi Rama mashtroi duke hedhur flluska. E ka zakon rrenën. Siç tha që karantina nuk e ndal virusin e tani na thotë mos dilni nga shtëpia se karantina shpëton jetë. Siç bërtiste mos mbani maska e sot ulëret “ku i keni maskat”.

Siç nxorri videon e policisë së Algjerisë si polici të Spanjës. Siç,ju kujtohet vjedhja e orës së Bushit? Ky e shpiku, kur Bushi thoshte e kam në dorë, o njeri.

Qeverisja e Ramës një thes gjigand me dështime. Fajtori i këtij thesi dihet; Sali Berisha. Bast që Rama dhe kur të vdesë, Sali, Sali do të thërresë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here