Standard.al

Propaganda bajate e cinike me numrin e te shëruarve!??

0

Nga Kastriot Islami/

Lajmi se mbi 92 qytetarë nga 100 të infektuar në të gjithë vendet e Ballkanit janë shëruar përbën një lajm shumë të mirë që sjell optimizëm, që motivon qytetarët e rajonit më të varfër e problematik të Europës.

Ky lajm është motivues veçanërisht për personelin mjekësor, i cili duhet falenderuar e përshëndetur për sakrificat heroike, po të kemi parasysh kushtet shumë të vështira, pa mjete mbrojtëse, pa pajisje e medikamente të mjaftueshme për t’i shërbyer pacientëve të sëmurë.

Ku lajm i mirë ngjall optimizëm edhe te shumica e qytetarëve që kërkojnë të dinë se çfarë po ndodh e do të ndodhë, e veçanërisht që duan të mësojnë se kur do të mbyllet kjo histori dramatike… Por vetëm kaq… dhe për këtë fakt duhet të lumturohen të gjithë qytetarët, ndërkohë që qeveria, e veçanërisht Edi Rama nuk kanë asnjë meritë për këtë shifër…!

Konkretisht, Shqipëria duhet të gëzohet se nga 100 të infektuar me COVID-19 rezultojnë 92 të shëruar, dhe vetëm 6 të vdekur e 2 qytetarë në gjendje të rëndë që po trajtohen në reanimacion dhe me siguri të gjithë urojnë që edhe ato të shërohen.

Ndërkohë propaganda qeveritare, bajate e neveritëse, e deri e pështirë e revoltuese që kërkon t’i mbushë mendjen shqiptarëve duke i shpërlarë trurin se qeveria shqiptare është “kampione” për numrin e të shëruarve nga COVID-19 është një mashtrim i trashë dhe mediokër. Një gënjeshtër e madhe që askush nuk mund ta hajë. Aq më tepër në një vend që klasifikohet i fundit në Europë me numrin më të ulët të shtretërve dhe personelit shëndetësor për 1000 banorë.

Si është e vërteta? Dhe këtë të vërtetë duhet ta dinë edhe ata që mbështesin qeverinë edhe ata që janë në opozitë me qeverinë. Kjo është një e vërtetë e dalë nga statistikat..
Ekspertët sqarojnë se nga 100 të infektuar që janë identifikuar pozitivë me COVID-19, disa kanë vdekur, disa janë ende në “gjendje serioze” të shtruar në reaminacion, disa janë “shëruar” sepse janë mjekuar në spital dhe disa janë shëruar duke qëndruar në shtëpi, duke e kaluar lehtësisht këtë “grip”…

Pra të gjithë ata që kanë rezultuar pozitivë, të shëruar janë edhe ata që kanë kaluar nga spitali, edhe ata që e kanë kaluar gripin në shtëpi, thënë ndryshe numri total i të shëruarve është i barabartë me numrin e të shëruarve në spital plus numrin e të shëruarve që kanë qëndruar në shtëpi.

Pikërisht këtu spekulon Edi Rama duke deklaruar si të shëruar vetëm ato që kanë kaluar nga spital, ndërkohë që askush nuk është në gjendje të hetojë e verifikojë se sa nga këta janë shëruar vetë duke marrë mjekim në shtëpi dhe sa janë shëruar duke marrë mjekim në spital. I rëndësishëm është numri total i të shëruarve dhe duke iu referuar kësaj shifre, i hiqet mundësia e spekulimit Edi Ramës dhe të tjerëve për të bërë propagandë me këtë statistikë…

Po t’i referohemi numrit total të të shëruarve për 100 të infektuar, rezulton se Shqipëria së bashku me Serbinë gjenden në vendin e fundit në Ballkan (shiko grafikun) me 92 të shëruar nga 100 të infektuar. Numri më të lartë të të shëruarve për 100 të infektuar, prej 97 e ka Mali i Zi.

Ndërkohë që Shqipëria është në vendin e fundit përsa i përket numrit të të vdekurve për 100 të infektuar, me 7 të vdekur për 100 të infektuar. Ndërkohë që këtë shifër e kanë më të ulët Mali i Zi dhe BeH.

Kurse po t’i referohemi shifrës së pacientëve në gjendje të rëndë të shtruar në reanimacion, Shqipëria është në një vend të ndërmjetëm me 2 pacientë në gjendje të rëndë për 100 të infektuar. Këtë shifër aktualisht e ka më të lartë, 5 pacientë për 100 të infektuar, Serbia dhe Turqia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.