Në Spanjë, viktimat e Covid-19 çohen për djegie pas pesë minutash ceremoni, familjarët i japin lamtumirën…

0
94

Pandemia e koronavirusit ka bërë kërdinë edhe në Spanjë ku deri më tani ka marrë qindra jetë njerëzish. Por, një nga momentet e tmerrshme është kryerja e funeraleve ku bëhet me shumë pak të afërm dhe brenda një kohe shumë të shkurtër.

Të gjitha ritet kryhen në varrezat e La Almudena në Madrid, ku viktimës i japin lamtumirën vetëm pesë të afërm.

Nga fillimi deri në fund, bekimet dhe lutjet zgjasin vetëm pesë minuta. Prifti At Edduar shpërndan ujë të shenjtë në arkivolin e mbyllur, i cili më pas ngarkohet në një karrocë dhe shkon për djegie.

Pasi arkivoli të jetë larguar, arrin një tjetër menjëherë, praktikisht një çdo çerek ore ku përsëri kryhen të njëjtat rituale. Ndërkohë disa persona funeralet e viktimës ua transmetojnë të afërmeve që nuk kishin mundësi të merrnin pjesë nëpërmjet celularit.

Deri më tani në Spanjë numri i viktimave ka shkuar në 13,169 ndërsa numri i të infektuarve nga covid-19 ka shkuar në 135,032./CNN/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here