Standard.al

Kinë, kërkohen më shumë zëra të arsyeshëm në luftën globale kundër COVID-19

0

Në fazën e tanishme të luftës botërore kundër epidemisë COVID-19 nevojiten më shumë “zëra të arsyeshëm, të qetë dhe pozitivë”, tha të premten zëdhënësja e diplomacisë kineze Hua Chunying.

Aja e tha këtë kur iu kërkua të komentonte një letër të hapur që 100 studiues kinezë i dërguan publikut amerikan në kërkim të solidaritetit dhe bashkëpunimit global.

Në letrën e publikuar nga revista e njohur “The Diplomat” thuhet se përpjekjet për të kapërcyer pandeminë dhe ndikimet e saj janë një luftë globale afatgjatë dhe e ashpër dhe se vendet e ndryshme duhet të punojnë së bashku në vend të “ankimit, të fajësimit dhe të akuzimit”.

Duke e quajtur pandeminë e kësaj here si një krizë globale të shëndetit publik “me një përmasë të jashtëzakonshme që nuk është parë në breza,” zëdhënësja Hua tha se Kina, ashtu si vendet e tjera që u prekën nga pandemia, ishte një viktimë e virusit.

Vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të popujve të mbarë botës mund të arrijmë fitoren përfundimtare në betejën kundër epidemisë”, theksoi Hua.

Marre nga CRI

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.