Federata Kosovare e Futbollit nënshkruan memorandumin për paketën ekonomike prej 5 milionë eurosh nga qeveria

0
100

Federata Kosovare e Futbollit nënshkroi ditën e sotme një memorandum me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për bashkëpunimin mes këtyre institucioneve.

Ky memorandum parashikon ndihmën ekonomike për federatat për të luftuar ndikimin e pandemisë së COVID-19.

Ministrja në detyrë, Vlora Dumoshi sqaroi se sapo të jetë gati paketa financiare prej 5 milionë eurosh e ndarë nga Qeveria për mbështetje të sektorëve të kulturës, rinisë e sportit për shkak të COVID-19 do t’i njoftojë federatat dhe do ta shpërndajë atë sa më shpejtë.

Ministrja gjatë ceremonisë së nënshkrimit të këtij memorandumi e përgëzoi presidentin Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu për punën e bërë nga FFK-ja, teksa shprehu dhe rikthimin në normalitet dhe zhvillimit të aktiviteteve të futbollit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here