Arrestohet 33 vjeçari në Bulqizë, iu gjet në banesë shotgun dhe kallashnikov

0
106

Një 33- vjeçar në Ternovë të Bulqizës është arrestuar pasi iu gjet në banesë armë zjarri kallashnikov, shotgun dhe municion luftarak.

Policia njofton se falë bashkëpunimit me qytetarët u bë i mundur arrestimi i E.K, dhe sekuestrimi i tyre.

NJOFTIMI I POLICISË

Bulqizë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Bashkëpunimi mes qytetarëve dhe Policisë çon në pranga një 33-vjeçar.

Sekuestrohen nga Policia, 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, falë bashkëpunimit çdo ditë e më tepër mes qytetarëve dhe Policisë, është bërë e mundur goditja e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. K., 33 vjeç, banues në Ternovë, Bulqizë.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here