Standard.al

Ambasadorja Kim mesazh liderëve politikë: Qëndroni të bashkuar, nuk është koha për politikë

0

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim përmes një postimi në Twitter lavdëroi bashkëpunimin mes Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha në luftën kundër COVID-19.

Kim shkruan se nuk është koha për të bërë politikë por për të qëndruar të bashkuar pasi është e vetmja mënyrë për të luftuar pandeminë.

“Bisedova me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemorkatin Lulzim Basha për t’i lavdëruar për bashkëpunimin e tyre në luftën kundër COVID-19. Tani nuk është koha për të bërë politikë. Lufta nuk mund të fitohet pa bashkëpunimin dhe disiplinën si nga liderët politikë ashtu edhe nga populli” – shkruan ajo.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.