“Transporti dhe shkollat janë të hapura. Debate për masat”- Flet gazetari nga Suedia: Piku pritet në 2-3 javët e ardhshme

0
87

Gazetari Florenc Drizari, tha në një lidhje skype nga Suedia se aktualisht janë 373 persona të vdekur dhe se zona më e prekur është Stokholmi.

“Gjinia më e prekur janë meshkujt, 209 nga viktimat janë meshkuj. Situata duket e qetë, normale. Transporti i hapur, shkollat e hapura, njerëzit dalin bëjnë pazarin por realisht situata nuk është siç duket.

Ekspertët thonë që Suedia nuk e ka arritur ende kulmin, pikun. Pritet të jetë në 2-3 javë në vijim”, tha ai.

Sipas tij, ka një debat në Suedi, a po zgjedhim rrugën e duhur me këto masa apo të gabuarën. “Ekspertët thonë që deri tani nuk kanë të dhëna të qarta se çfarë shembulli të ndjekin. Suedia ka kufizuar numrin e tubimeve. Ka mbyllur universitetet, gjimnazet. Suedia nuk ka mbyllur aeroportet megjithëse nuk këshillohet të udhëtosh”, tha ai.

Drizari informoi gjithashtu se pak ditë më parë qeveria miratoi një ligj që i jep fuqi qeverisë të marrë vendime të shpejta pa marrë vendimin e parlamentit, edhe për këtë ka debate.
“Suedia ishte në ato vende të cilat zgjodhën një rrugë jo të fortë, si Britania. Por nuk dihet nëse këto masa janë të duhurat apo jo”, tha Drizari./ BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here