Shqipëria shumë vdekje, pa plan veprimi e pak teste…

0
106

Nga Kastriot Islami

Menaxhimi i kësaj pandemie është ndoshta një nga më të vështirat e të gjithë kohërave. Mendohet se është shumë shpejt për të nxjerrë përfundime se cila ka qenë mënyra më efikase e menaxhimit të saj, sepse vende të ndryshme kanë aplikuar qasje të ndryshme. Me masa shumë drastike dhe izolim ekstrem duke u përqendruar më shumë te kriza sanitare dhe duke lënë mënjanë, ose për më vonë krizën ekonomike. Qasje fleksibël, duke ia lënë përgjegjësinë kryesore qytetarit dhe duke menduar jo vetëm për të menaxhuar krizën sanitare, por edhe për të shmangur/zbutur krizën ekonomike. Dhe qasje të ndërmjetme.

Vendet më të suksesshme kanë qenë ato vende që:

1. kanë aplikuar një plan/kalendar kompleks e të qartë veprimi;

2. kanë angazhuar profesionistët më të mirë për të gjeneruar këshillat për menaxhimin e emergjencës;

3. kanë kryer testimin masiv për të kapur numrin maksimal të të infektuarve në funksion të mirëmenaxhimit të emergjencës;

4. kanë gjurmuar e ndjekur vazhdimisht rastet e dyshimta për të penguar përhapjen e virusit;

5. kanë marrë në kohën e duhur të gjithë masat e nevojshme për të përkulur kurbën e përhapjes së virusit duke pasur të gjithë mbështetjen e fuqishme qytetare për të zbatuar me dispilinë masat e ndërmarra;

6. kanë vënë në veprim një sistem shëndetësor emergjence të pajisur më te gjithë mjetet e nevojshme, të aftë për të shmangur kolapsimin e sistemit;

7. kanë marrë masa të forta për mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë;

8. kanë marrë masa për të bërë funksionale të gjitha shërbimet e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e jetës dhe për të mos ndërprerë plotësisht aktivitetin ekonomik;

9. kanë komunikuar me transparencë me publikun;

10. kanë siguruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e publikut përmes veprimeve adekuate e transparente.

Vendet, që kanë arritur të koordinojnë zbatimin e këtyre 10 objektivave, kanë arritur të jenë të suksesshme dhe konsiderohen të suksesshme ato vende që i) kanë pasur numrin më të ulët të vdekshmërisë për 1 milion banorë dhe ii) nuk kanë arritur të asistojnë me efikasitet të gjithë rastet e vështira duke shmangur përmbytjen e sistemit shëndetësor. Mbetet për t’u vlerësuar në vijim edhe se cilat vende kanë mundur njëkohësisht të ruajnë mirëfunksionimin e ekonomisë. Në këtë grup vendesh, deri më sot, futen Gjermania, Koreja e Jugut, Izraeli… e tjerë… të cilët ndërkohë janë edhe kampionë në kryerjen e testimeve me rreth 9-10 mijë testime për 1 milion banorë. Ndokush do të pyeste: Si shpjegohet që Spanja e Italia që kanë kryer po ashtu rreth 8-10 10 mijë testime për 1 milion banorë, kanë numër kaq të lartë të vdekshmërisë? Për të qenë të saktë, ende nuk ka një analizë të saktë për të dhënë një përgjigje ezauruese për këtë pyetje. Por nga një analizë paraprake rezulton se vendet me vdekshmëri më të ulët i kanë realizuar me sukses të 10 objektivat e mësipërm.

Image

Po Shqipëria?

Shqipëria mbi të gjitha nuk ka një plani veprimi, qoftë edhe të hartuar me vonesë e të bërë transparent për publikun… por gjithçka varet nga humori dhe karakteri i një individi të ngujuar…

Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve në rajon e në botë, për rrjedhojë e ka menaxhuar këtë krizë me sy të mbyllur, pra  pa informacionin e mjaftueshërm, që duket nga statistikat jorealiste e aspak të besueshme.

Shqipëria gjendet në këtë krizë me numrin më të ulët të mjekëve për 1 mijë banorë dhe me numrin më të ulër të shtretërve për 1 mijë banorë në rajon e në Europë. Pa mjetet e nevojshme mbrojtëse për personelin shëndetësor, pa numrin e mjaftueshëm të aspiratorëve për pacientët seriozë dhe pa sasinë e nevojshme të medikamenteve.

Menaxhimi i kësaj krize është mediokër, aprofesional, aspak transparent, deri me mjete policore e masa drastike penalizuese që prekin rëndë të drejtat themelore dhe janë në shkelje të plotë të shtetit ligjor. Për rrjedhojë është një menaxhim totalisht i dështuar, ndërkohë që duhen përshendetur i gjithë personeli shëndetsor për sakrificat heroike dhe vënien në rrezik të jetës së tyre.

Mburrja me numrin e lartë të të shëruarve është jo vetëm qesharake, por edhe cinike e ofenduese për inteligjencën qytetare, sidomos në këtë kohë të tmerrshme të kësaj epidemie që nuk ka njohur asnjëherë më parë njerëzimi… Kurse propaganda e përditshme është poshtëruese, neveritëse e revoltuese dhe nëse vazhdon në këtë mënyrë, me shumë gjasa do të ndëshkohet shumë rëndë e në një mënyrë të paprecedentë..

Kjo shpjegon përse Shqipëria ka numrin më të lartë të vdekjeve për 1 milion banorë në rajon…

Kjo shpjegon përse shumë shpejt qytetarët nuk do të jenë në gjendje ta suportojnë këtë gjendje tmerri nga menaxhimi amatoresk e policor dhe ndjejnë se shumë shpejt do t’ju duhet të jetojnë dilemën mes jetës e vdekjes nga COVID-19 nga njëra anë dhe urisë nga ana tjetër.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here