Pamje rrënqethëse nga Ekuadori, pas vdekjes së personave të prekur me koronavirus, të afërmit vendosin t’i djegin në rrugë

0
112
Në Ekuador, të Amerikës së jugut, që është vendi me numrin më të madh të vdekjeve dhe shkallën më të lartë të infeksionit me COVID-19 në këtë kontinent, problem është edhe varrosja e viktimave.

Sipas mediave të huaja, e cila paraqet imazhe të shfaqura në Guayaquil, në qytetin më të dendur dhe të prekur, kufomat identiteti i të cilëve nuk dihet po digjen në rrugë, pasi varrezat janë plot.

Për ata që humbasin një të afërm në shtëpi, vështirësia është transporti dhe varrosja, sepse varrezat janë të tejmbushura, ndërsa shërbimet e varrimit janë të mbingarkuara.

“Arkivoli dhe varrosja kushtojnë rreth 600 dollarë, tani ata mund të kërkojnë deri në 2,000 dollarë”, shpjegon Daniel, i cili sapo humbi gjyshin e tij, që arriti ta varroste atë vetëm gjashtë ditë më vonë.

Daniel ishte me fat, por të tjerët po presin të vendosin djegien e kufomave në rrugë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here