Ngjarje e rëndë/ Nëna e dy fëmijëve vetëvaret për shkak të skamjes…Po çfarë tha ditë më parë “babai” i Kombit?????

0
148

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë, ku një grua 40-vjeçare ka varur veten në banesën e saj, për shkak të kushteve të vështira në të cilën gjendej familja e saj.

Burime bëjnë me dije se viktima është Zamira Sefa, nënë e dy fëmijëve, e cila është gjendur e vetvarur në banesë e saj nga bashkëshorti i saj.

Burime të morgut Berat bëjnë me dije se, ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm trupi i pa jetë i 40-vjeçares nga Kuçova.

Ekspertiza nga mjeku ligjor pohon se nuk ka shenja dhune por është vetvarur. Familja jetonte në kushte të varfërisë ekstreme, e cila mendohet që ka qënë një nga shkaqet ka çuar nënën e dy fëmijëve të marri këtë vendim.

Qindra familje jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë dhe në këto ditë të izolimit në shtëpi nuk kanë mundësi të sigurojnë as bukën e gojës.

Përditë shohim në Tv të moshuar e shumë të tjerë që deklarojnë se nuk kanë as bukë dhe asnjë mjet jetese, ndërsa shumë të tjerë nuk kanë as mundësi që ta ngrenë zërin.

Ndërsa ai që e quan veten “babai” i Kombit del e çirret në televizionet e blera se, “nuk ka vdekur dhe nuk vdes njeri për bukë”.

 

*Marrë nga RD (Rilindja Demokratike)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here