‘E pamundur të kthehemi në normalitet para qershorit ose korrikut’ Çfarë paralajmëron eksperti??

0
123

Kur mund të kthehemi në normalitet? Kjo është pyetja që mundon italianët, tani që duket se kurba po rrafshohet dhe ekspertët presin rënien.

Megjithatë, gjasat janë që vendi të mos kthehet në normalitet edhe për disa muaj.

Alessandro Vespignani, një epidemiolog i njohur, drejtor i laboratorit të modelimit në universitetin ‘Northeastern’ në Boston, thotë se duhet të kemi durim.

Duke parë kurbën në Itali, ai thotë për Corriere della Sera se duhet të ruhet vigjilenca e lartë.

“Kam parë qytete ku njerëzit po dalin në rrugë. Është e gabuar. Duhet të rezistojmë, shihni Kinën, atje izolimi zgjati tre muaj,” thotë ai.

Për Italinë, ai thotë rikthimi në normalitet duhet të mendohet nga qershori ose korriku.

Megjithatë, çdo gjë duhet të vijë gradualisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here