Do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit/ Meta: Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kruja…

0
98

Presidenti Ilir Meta ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të artistit të njohur Gëzim Kruja.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti Meta shkruan: “Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh të skenës dhe humorit, Gëzim Kruja është një lajm trishtues.
Me talentin e spikatur, Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar, që falë personazheve karakteristike të interpretuara mjeshtërisht u duartrokit nga shumë breza, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kruja, të afërmve, të gjithë artdashësve dhe qytetarëve të mrekullueshëm të Shkodrës, për këtë humbje të pazëvendësueshme”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here