Covid-19/ Mjeku Pipero: Javës tjetër presim të njëjtën gjë, më pas…

0
100

Mjeku Pëllumb Piperi ne nje shkrim ne Facebook shprehet se numërat e javës së fundit që pësuan një rritje ishin brenda parashikimeve.

Pipero thotë se këtë e quan shesh pushim dhe më pas do të fillojë rënia e kurbës. Por mjeku thotë se ka tre indikatorë që kanë ndikuar tek kjo kurë, masat e qeverisë, këshillat mjekësore, gjurmimi i rasteve dhe testimi por dhe qëndrimi i qytetarëve në shtëpi.

Nëse një prej këtyre indikatorëve çalon atëhere Pipero thotë se kurba e Shqipërisë do jetë si ajo e Italisë apo Spanjës.

STATUSI I PËLLUMB PIPEROS

Nje grafik dhe nje leter!

E fillova keshtu kete postim nisur nga shqetesimi i Prof. E. Ruka per kurben qe tregon ecurine e epidemise ne vendin tone, duke e falenderuar profesorin e nderuar por dhe duke spjeguar se nisur nga ecuria e covid 19 ne vendet e tjera edhe ne prisnim qe kjo jave te mbyllej pak a shume me keto numura, duke arritur sipas mendimit tim kulimin e saj, nje kulm i bute ky fale masave te mara nga qeveria, ne kohen e duhur sipas meje!

Numurat jane realtivisht te larte pasi jane testuar ne menyre “agresive” rastet e kontaktit te ngushte, dhe ne pergjithesi rezultoje familjare.

Ne presim pak a shume te njejtat numura dhe ne javen qe vjen, une e kam quajtur shesh pushim, e mandej fillimin e renies se kurbes. Por ka tre indikatore te rendesishem ne ecurine e kesaj kurbe, se pari masat e mara nga qeveria kombinuar me keshillat tona, se dyti gjurmimi i rasteve te kontaktit dhe testimi i tyre, se treti qendrimi i qytetareve ne shtepi.

Nese njeri nga keto komponente ka çaluar kurba nuk do jete ajo qe presim, por ajo qe shohim jo larg nesh, ne Itali, Spanje apo dhe me tej!!!

Po e vazhdoj postimin me nje leter te Nene Vezikos, gjyshes nga Vlora, e shtruar ne spital se bashku me tre pjestare te familjes se saj me Covid 19, sot te gjithe te sheruar. E fundit doli nga spitali Nene Veziko, e moshuar por luftarake deri me fund, dhe se bashku me ne ja doli, fitoi ndoshta betejen me te veshtire te jetes se saj, fitoi mbi Covid 19. Te shkuara dhe jete te gjate Nene Veziko!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here