Standard.al

Vasili: Edi shko, bëje edhe Amerikën si Shqipëria!! Bëje mos e zgjat…koha nuk pret!

0

Nga Petrit Vasili

Edi shko, bëje edhe Amerikën si Shqipëria!!

Kryeministri ynë nuk lodhet duke sharë Amerikën për koronavirusin.

Meqënëse e bëri ferkë në Shqipëri se :

-edhe testimet i ndriti dhe nuk i bën,

-edhe respiratoret i gjeti dhe nga 100 copë solli vetëm e vetëm 5 copë,

-edhe personelin mjekësor anë e mbanë vendit e la pa mjete mbrojtëse,

-edhe vdekshmërinë nga coronavirusi e mban nga më të lartat në Europë

-edhe shqiptarëve nuk ju jep asnjë lek ndihmë përveç oligarkëve, që i fryu me lekë edhe tani në kohë krize

Edi meqënëse Shqipërinë e vure në vijë, nisu vrap për Amerikë, shpëtoje Amerikën dhe mos ja lërë më Trumpit në dorë, merre në dorë dhe bëje edhe Amerikën si Shqipëria, këtë pret populli amerikan nga ti.

Bëje Edi, bëje mos e zgjat…koha nuk pret!

Shiheni VIDEON miq se sa dobët është Amerika, që bën 100 mijë testime vetëm në një ditë, ndërsa Edi epidemilogu ynë bën 2 mijë testime në 2 muaj dhe na bindi bile që shqiptarëve nuk ju duhen as këto dhe i mjafton karantina idiote e Edit, që merr ujë nga të gjitha anët dhe që nuk ndalon asgjë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.