Skandal/ Me pacientë të intubuar, Infektivi qëndron 3 orë pa drita….

0
92

Spitali Infektiv në QSUT është kthyer në epiqendrën e vendit pas përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri.

Por edhe pse të gjithë janë sy e veshë nga ky pavion e me lutje për sa më pak viktima, sërish nuk mungojnë skandalet.

Sipas asaj që publikon ish kryeministri Sali Berisha, referuar denoncimit të një qytetari, mbrëmjen e djeshme, Infektivi, edhe pse ka pacientë të intubuar dhe në rrezik për jetën, nuk ka patur energji elektrike për 3 orë.

“Të sëmuret e intubuar mbetën mbrëmë tre orë pa drita. Krim! Akuzon Jotin e tenderave se nuk njoftoi njeri!”, shkruan ish kryeministri Berisha, ndërsa publikon edhe denoncimin e qytetarit.

“Mirmengjes Doktor Berisha. Ju informoj se ne mbremje tek Infektivi nuk ka patur drita rreth 2-3 ore dhe pacientet kane qene nderkohe te intubuar. Drejtori i pergjithshem i QSUT nuk ka njoftuar askend per kete ngjarje dhe ka shume rrezik te jene demtuar pajisjet spitalore. Ju lutem anonim se na heqin nga puna”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here