Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka reaguar nepermjet shkrimi ne Facebook pas shërimit nga koronavirusit të mjekut të njohur, Dhimitër Kraja.
Postimi i plotë
Shërimi i Profesor Dhimitër Krajës është një lajm i mirë që na gëzon të gjithëve!
Duke ju uruar shërim të shpejtë edhe të gjithë të prekurve nga pandemia COVID-19, theksoj edhe njëherë rëndësinë e forcimit të masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe sakrifica në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari. #MjekëtJanëHeronj ??