Publikohet video/ Bardhi akuza të forta Ramës: Ekonomia nuk mbahet në këmbë me mashtrime, kapet në flagrancë….

0
105

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama, për premtimin e tij për të dhënë pagën e luftës për të gjithë ata që kanë ndërprerë punën për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti Gazmend Bardhi akuzon Ramën për mashtrim, duke risjellë një video të datës 17 mars, kur i pari i qeverisë ka deklaruar se ‘nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon’.

REAGIMI I PD

 

Më 17 mars Edi Rama u premtoi shqiptarëve se “NUK DO TË VIJË FUNDI I MUAJIT PA PAGËN E GJITHKUJT NDËR JU QË QËNDRON NË SHTËPI SI PASOJË E MBYLLJES SË BIZNESIT KU PUNON!”. E vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer dhe braktisur qytetarët. Ai kapet çdo ditë në flagrancë duke gënjyer shqiptarët.

1. Premtoi se gjithkush do të kenë pagesën në fund të muajit mars për bizneset e mbyllura, por marsi kaloi dhe ai nuk dha asnjë qindarkë.

2. Premtoi se askush nuk do të mbetet pa ndihmë financiare, por la jashtë paketes së ndihmës mijëra biznese dhe qindra mijë kryefamiljarë dhe qytetarë në nevojë.

3. Premtoi ndihmë me ushqime e ilaçe për të gjitha familjet në nevojë dhe pensionistët, por ka braktisur mijëra famije e pensionistë, që janë në kufinjtë e mbijetesës.

Ekonomia e familjeve të papuna dhe ekonomia e vendit nuk mbahet në këmbë me mashtrime dhe propagandë. Shqiptarët meritojnë një paketë reale të ndihmës financiare, që nuk përjashton askënd.

Reagimi i PD vjen në kohën kur qeveria është duke u marrë me shpërndarjen e pagës së luftës, por deri më tani, kjo pagë prej 26 mijë lekë të reja ende nuk është shpërndarë tek punonjësit e biznesit të vogël. Rama tha dje se të hënën do të shpërndahen pagat për 10 mijë aplikantët e parë, por nuk dha një datë të saktë se kur do të përmbyllet shpërndarja e kësaj page.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here