Në Spanjë virusi po bën ‘kërdinë’/ Erdogan i ‘mban peng’ shtetit spanjoll 162 respiratorë që vinin nga Kina…

0
90

Qeveria turke që prej të shtunës së kaluar po “mban peng” 162 respirtatorë që shteti spanjoll i kishte porositur në Kinë. Mediat spanjolle shkuajnë se respiratorët janë bllokuar në doganën e aeroportit të Ankarasë, pasi ndodheshin brenda një avioni.

Sipas mediave vendase qeveria turke vendosi kufizime për eksportet e pajisjeve mjekësore, pasi i interesojnë vetëm pacientët e tyre që janë infektuar me COVID-19.

Në një konferencë për mediat, ministrja e jashtme spanjolle, Arancha Gonzales ngriti shqetësimin se qeveria turke po mban në Ankara materiale mjekësore dhe se ato duhen të dërgohen menjëherë në shtetin spanjoll, pasi aty virusi është përhapur në masë.

Ndërkohë, në Spanjë virusi po bën ‘kërdinë’.

Numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 11,198. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën në shtetin spanjoll 850 njerëz dhe qeveria ka ashpërsuar masat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here