Momenti historik kur Shqipëria bëhej anëtare e NATO-s

0
117

Në 1 prill 2009,  Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.

Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s,  Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke  avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.

Vendi ynë, që dikur ishte pjesë e Traktatit të Varshavës në vitet 1955-1968, armike e NATO-s, 11 vite më parë do ti bashkohej anëtarëve të tjerë të Aleancës më të madhe politiko-ushtarake në botë.

Në samitin e 7 prillit 2009, kur Shqipëria do të ulej për herë të parë përkrah vendeve anëtare dhe ku merrte pjesë edhe presidenti amerikan George W. Bush, ish kryeministri Sali Berisha do të niste fjalimin e tij me fjalinë që mbeti në histori “This is a miracle of Freedom” (Kjo është mrekullia e lirisë), fjalim që do të duartrokitej fort edhe nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here