Standard.al

Letër e koronavirusit…

0

Nga Lutfi Dervishi

 

U mërzite? Mund të jesh keq, por planeti ndihet më mirë apo jo? Kafshët dhe shpendët ndihen më mirë apo jo?
Hë? Ku i ke robotët, aeroplanët e padukshëm dhe bombat atomike?
Ke në plan të shkosh në Mars? Kam një lajm të keq. E di rrugën që të çon atje!
Po hë?
Si të duket debati për ata që bëjnë ligje për të favorizuar të pasurit? Po debati për sistemin shëndetësor?
E harrove porosinë e lashtë që sado pasuri të grumbullosh një ditë vetëm 2 metra vend do të kesh?
Meqë e ke harruar po t’a kujtoj që të rrish 2 metra larg tjetrit horizontalisht! 2 metra dhé do të kesh edhe kur të spostohesh 2 m vertikalisht!
E besoje se do të vinte një ditë që nuk do të gjesh as kishë as xhami ku të falesh?
Po që do të harrosh thënien “shtëpi e ëmbla shtëpi” e kishe menduar ndonjëherë?
Je stresuar? A keni menduar ndonjëherë se ke stresuar planetin? Se pas tokës e ujit ke ndotur edhe ajrin? Se ke zhdukur gjallesat dhe të duket vetja Zot!
Do të iki ditën që do të ecësh prap me këmbë në tokë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.