Kryemadhi propozim të veçantë: Të mendojnë dhe për gratë, subvencione për ilaçin e enëve dhe…

0
77

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë sot një propozim të veçantë teksa vendi ndodhet në izolim për shkak të COVID.

Në një intervistë për “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, Kryemadhi pohoi se dhe gratë duhet të marrin subvencionime nga shteti për detergjentet që përdorin në shtëpi në këtë kohë pandemie globale.

“Se kuptoj këtë javën e pikut. Pasi sipas qeverisë këtë duhet ta kishim kaluar para 2 javësh. Kjo është mungesë informacioni. Skam dalë dhe s’kam ndermend të merrem se si menaxhohet kjo gjë. Duhet sinqeritet nga stafi mjekësor. S’kam parë ndonjë gjë pozitive që është bërë nga të tjerët,. Shoh veç izolimin që kanë bërë qytetarët. Mendoj se ajo që është me rendësi, është hartimi i një plani karantinimi. Siç ndodh në vendet e tjera të rajonit. Mendoj se kjo është e rëndësishme dhe duhet të merremi seriozisht kë këtë. Duhet të mendojmë dhe subvencione dhe për gratë, për ilaçin e enëve dhe të rrobave, se u këputën të shkretat duke larë.”, tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here