Konfirmohen 3 raste pozitive me Covid-19 në Burgun e Rrogozhinës

0
92

Shkon në 3 numri i të infektuarve me koronavirus në burgun e Rrogozhinës. Siç raporton gazetari i ABC News Aldo Kozarja, mëngjesin e sotëm është konfirmuar me koronavirus juristi i këtij institucioni, ndërkohë që në minutat e fundit është konfirmuar me Covid-19 edhe Drejtori i Burgut të Rrogozhinës së bashku me një nga specialistët e kësaj drejtorie.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se tamponët i janë marrë 6 personave, punonjës të këtij burgu, përkatësisht; drejtorit,  juristit dy specialistëve dhe dy mjekëve.

3 personat e infektuar tashmë janë vetëkarantinuar në banesat e tyre dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Lajmi se ishte infektuar juristi i këtij institucioni, ka shkaktuar shqetësim tek të burgosurit, por ABC News ka mësuar se 3 personat e infektuar, nuk kanë patur kontakt me personat që vuajnë dënimin në këtë institucion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here