Ish deputetja sulmon ashpër Ramën: Ja 5 rastet kur ai ka vendosur kundër pronarëve, qeveria të subvencionojë qiratë

0
79

Ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi, sulmon kryeministrin Edi Rama, teksa shkruan në “Facebook” se sjellja e tij me pronën ka qenë gjithmonë armiqësore.

Mesazhi i Dhurata Çupit:

Sjellja e Edi Ramës me pronën ka qenë gjithmonë armiqësore. Vendimi për mospagimin e qerave është një prej tyre. Po rendis vetëm aktet e tij si kryeministër, prej 2013-ës.

1. Shfuqizoi ligjin për pronat dhe niratoi një ligj grabitës për pronarët. Pas 7 vitesh, askush askush nuk ka përfituar asnjë m2 pronë.
2. Miratoi një VKM që parashikon shembjet e banesave dhe ndërtimeve edhe në pronat private, qofshin edhe me leje. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi, por Rama e shpërfilli vendimin. Shembi ndertime me leje dhe cënoi të drejtën e kompensimit të mijëra qytetarëve .
3. Shpronësoi pronat dhe banesat e qytetarëve pa respektuar asnjë procedurë ligjore, në favor të klientëve të vet dhe aferave personale.
4. Krijoi të ashtuquajturë Korporatë të Investimeve, që shtetëzon pronën private dhe publike për ndërtimin e fshatrave turistikë nga klientët e tij.
5. Miratoi taksën e pronës në masë dispropocionale. Sot shqiotarët paguajnë taksënmë të lartë mbi pronën në rajon.

Në vend të sjelljes antikushtetuse dhe armiqësore me pronarët, Edi Rama duhet të veprojë të paktën një herë në jetë si kryeministër i përgjegjshëm. Shtyrja e qerasë nuk ndihmon asnjërën palë. Ai vetëm sa rrit borxhin e qeramarrësve. Edi Rama duhet të subvencionojë qeratë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here