Media italiane zbërthen gjestin e Ramës: Kërkon famë në BE kur vendin e ka pushtuar autokracia

0
144

“IlFoglio”- Shkruan Nicola Pedrazzi*

Shqiperia ēshtē nē njē karantinē mē tē ashpēr se ajo Italiane. Nē kētē situatē janē nisur 30 mjekē dhe infermierē.  Na takon ne gazetarëve pa ndikime politike apo diplomatike, qē tē shikojmē kètē veprim tē Shqipērisē nē kontekst politik, pa u kenaqur me pērrallēn e vendit tē varfēr me zemēr tè madhe.

Edi Rama, ” artisti qē ju bashkua politikēs” ēshtē mbi tē gjitha njē politikan kontrovers, si pēr nga mēnyra si e pērdor pushtetin brenda vendit, ashtu edhe pērsa i pērket politikès sē jashtme tē paqartë midis Turqisē dhe BE-sē.
Natyrisht nuk duam të çvlerēsojmë aktin e dērgimit tē 30 mjekēve, por ta fusim atē nē arsyet politike qē e sollēn si veprim, arsye ku hyn edhe solidariteti ndērkombētar, por qē nuk ēshtē arsyeja e vetme sic trumpetohet.
Shqipēria ka marrè para disa ditēsh hapjen e negociatave me BE, njē rezultat i papritur nē kētē moment ndērkombētar tē favorshēm, me njē konsensus brenda vendit shumē tē ulēt, me Parlament tē braktisur nga opozita dhe organe kushtetuese tē ngrira pēr shkak tē reformēs nē drejtèsi, Rama po bēn atē qē di tē bēj mē mirē nè kèto 7 vite si KM: tè duket nē aktualitetin europian me veprime qē bējnè tē flitet pēr tē, duke harruar realitetin e vendit tē tij: njè shtet i vogēl periferik, njē demokraci qē po bēhet demokraturē, qè vuan dhe èshtē nē rrezik edhe pèr shkak tē neglizhencēs brenda vendit tè drejtuesit tē saj tē famshëm jashtë vendit.
-Masat drakoniane të karantinimit tregojnë për një vend pa një rrjet shëndetēsor, vetëm 3 spitale në dispozicion të krizës, me vetëm 200 respiratore, të gjitha shifra nga deklarata optimiste në njè vend ku media është thjesht megafon i politikës.

Drejtuesit shqiptarë e dinë që vendi i tyre nuk është i përgatitur. Po ta vendosim veten në rolin e qytetarit shqiptar ata do thoshin qè kēta mjekë u dërguan (nè Itali) sepse sistemi nuk arrin t’i bëj tē dobishëm. Shqipëria ka 130 mjekë për 100.000 banorë, një nga mesataret më të ulta evropiane.

Urojmè qè mos tè ndodhè, por nëse COVID-19 do shpërthejè në Shqipëri, Ushtria, Kryqi i Kuq dhe Emergjencat Civile Italiane do të përfshihen ashtu si me tèrmetin apo 1991 e 1997.


Me gjithē premtimet elektorale “socialisti” Rama nuk ka punuar seriozisht pèr të ngritur njè Emergjencè civile moderne. Politika shqiptare ka ndjekur rrugè tè tjera, larg nga nevojat e qytetarève dhe ēshtè mbështetur tek bota vetëm për propagandè, tè cilèn e pamë të funksiononte shkëlqyeshëm kèto ditë.
Sot shqiptarët që shkojnè në spital e dinë që èshtë mè mirè tè marrin garzat dhe shiringat nga shtëpia, e dinè që duhet t’i japin bakshish personelit pèr të patur vëmendje dhe prioritet.

Mjekët që na ka dërguar Edi Rama vijnë nga ky kontekst dhe llogari politike, nga njè strategji që sjell konsensus në botë dhe nga zgjidhje qè mungojnë në atdhe: ështè mirè ta themi, ta dimë, ta shkruajmë. Në mënyrè që shqiptarëve t’u jepet njè vèmendje e vèrtetè, bashkuar kjo me impenjimin politik për tè ndèrtuar njè Shqipèri reale, jo të dënuar tè jetojè nè imagjinatèn e tutorit tè saj.

Përshtati në shqip: STANDARD.AL

https://www.ilfoglio.it/esteri/2020/04/03/news/dare-un-senso-alla-solidarieta-albanese-307680/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here