“Karantina rrezikon shëndetin mendor”, psikologu flet për pasojat: Njerëzit do të jenë më individualistë dhe më të shmangur

0
123

Psikologu, Edmond Dragoti, në një intervistë për Ora News thotë zgjatja e papërcaktuar  e izolimit krijon terren të përshtatshëm për çrregullime të shëndetit mendor.

Dragoti: Karantina është mjet i domosdoshëm dhe deri tani më i mundshmi dhe më i miri për tu mbrojtur ndaj koronavirusit.Kohëzgjatja e karantinës është përcaktuese për shëndetin fizik dhe mendor. Në psiqikën tonë dhe mënyrën tonë të mënduarit dhe sjelljen tonë në përgjithësi ajo që ndikon drejtëpërdrejtë është distanca sociale. Nëse në ditët e para të karantinës durimi ishte më i qëndrueshëm dhe rezistent, zgjatja e karantinës na bën të mëndojmë se nuk e kemi të qartë sa do të vazhdojë. 

Parapërgatitja për kohën e saj është shumë e rëndësishme. Ndër defektet e mundshme që mund të ketë një karantinë e zgjatur është se në rast nuk informohemi nga burime të sigurta, në rast se ne nuk komunikojmë informacione që nuk janë optimiste krijohet terren i përshtatshëm për çrregullime të shëndetit mendor. Nëse nuk jemi aktivë brenda katër mureve të shtëpisë që të motivojmë veten dhe të tjerët kjo do të na pengonte në mbijetesën tonë të karantinës. Mjetet e komunikimit janë të domosdoshme të shkurtojmë distancën sociale.

E ndërsa vazhdon distancimi social për të prerë zinxhirin e kontaminimit me COVID 19, psikologu thotë se paralel duhet të fillojmë përgatitjen për periudhën pos-karantinës.

Referuar dhe epidemive të ngjashme si Sars apo Ebola, ai thotë se rritet predispozioni për përdorimin e alkoolit dhe drogës.

Dragoti: Duhet të shqetësohemi jo vetëm për periudhën e karantinës por edhe  periudhën pas saj. Ndër problemet e para që shfaqen rregullisht në rastet e Sarsit apo Ebolës është vënë re që jeta  në karantinë për një kohë të gjatë krijon disa simptoma serioze me shëndetin mendor. Te njerëzit shfaqen probleme të stresit, probleme që lidhen me pagjumësinë, përdorimin e alkoolit dhe drogës. Në rastin e Sarsit u rrit disa herë predispozioni i përdorimit të alkoolit për një periudhë 3 vjeçare pas karantinës. Rritet predispozioni për përdorimin e drogave të ndryshme, çekuilibrimi i sjelljes.

Por si do të jetë sjellja jonë pas karatinës?

Dragoti: Do ketë më tepër vëmendje pas egos, vetos. Njerëzit do të jenë më individualistë seç janë dhe në komunikime sociale do të jenë më tërhequr dhe më të shmangur. Egozimi do të jetë më i pranishëm por nga ana tjetër edhe uria për pasur dhe pushtet do të jetë më e pakët. Ko situatë tregoi se natyra është ajo që dominon shoqërinë dhe njeriu është në funksion të natyrës. Fuqia e njeriut është e kufizuar, kur kapërcen kufijtë e tij ndodhet i armatosur dhe viktimizuar nga natyra. Do të ketë ndryshime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here