Gjenden të pajeta në shtëpi nëna dhe dy vajzat, lindin dyshimet e para

0
110

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani, në Vogtareuth, pasi nëna me dy vajzat e saj janë gjetur të pajeta.

Policia mbërriti në shtëpinë e viktimave rreth orës 4:40 të mëngjesit të ditës së sotme. Një zëdhënës i policisë tha për “BILD” se dyshimet paraprake janë për një tragjedi familjare.

“Tani po supozojmë një tragjedi familjare dhe po e bëjmë nënën si të dyshuar, ndërsa babai është dërguar për kujdes psikologjik”.

Ende nuk ka të dhëna për krimin e rëndë, ndërsa policia po merret me mbledhjen e provave.

Kryetari i parë i komunës së Vogtareuth, Rudolf Leitmannstetter ishte i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. Vogtareuth ndodhet rreth 15 kilometra në veri të Rosenheim në fushat e Alpeve. Pak më shumë se 3000 njerëz jetojnë në komunitetin e vogël.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here