Eksperti i ekonomisë ‘hedh poshtë’ paketën e Ramës: Vendet e zhvilluara kanë marrë masa 10-15% të PBB-së, Shqipëria vetëm 2%

0
113

I ftuar në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia në TV Ora, eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa  tha se paketa e miratuar e qeverise eshte shumë modeste në një situatë kur e gjithë ekonomia është e paralizuar.

Xhepa thote se vendet e zhvilluara kanë marrë masa në lidhje me situatën ekonomike nga Covid-19 që shkojnë deri në 10-15% të PBB-së.

 

Xhepa: Vendet e zhvilluar kanë ndërmarrë masa që shkojnë nga 10-15% të PBB-së së tyre dhe kur shikon paketën e Shqipërisë që është më pak se 2% e PBB-së, tregon qartë se qeveria mendon se përmasat me të cilat mund ta drejtojë problemin janë shumë të varfra. Kjo është një paketë shumë modeste. E gjithë kjo paketë modeste vjen në një moment kur pjesa më e madhe e ekonomisë është e paralizuar, pjesa më e madhe e njerëzve është e papunë, pavarësisht se rezultojnë si të punësuar, por ndërmarrjet nuk punojnë. Pjesa dërrmuese e vendeve kanë adaptuar masa të njëjta, mbështetje masive për sipërmarrjen që të mos e lënë të vdesë ekonominë. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here