Standard.al

COVID-19/ Aktori i njohur indian: Do të marrim një seri masash për të mbështetur të prekurit

0

Ylli më i madh i Bollywood në Indi, Shah Rukh Khan, ka njoftuar një seri masash për të mbështetur përpjekjet kundër Covid-19.

“Duke pasur parasysh madhësinë e detyrës, ekipi im dhe unë diskutuam mënyrat për të kontribuar në mënyrën tonë modeste. Ne kemi dalë me një seri nismash, të cilat shpresojmë se do të bëjnë një ndryshim të vogël,” tha ai në një deklaratë në Tëitter

Khan do të punojë me qeveritë e shteteve në Maharashtra dhe Bengalin Perëndimor për të ndihmuar në furnizimin me 50,000 artikujve, pajisje për punonjësit e shëndetit.

Ai gjithashtu do të sigurojë kërkesat e përditshme të ushqimit për më shumë se 5,500 familje në qytetin e Mumbait, ku ai jeton si dhe të ngrejë një kuzhinë që do të përgatisë 2,000 vakte çdo ditë për të shërbyer në shtëpi dhe spitale, nevojat e të cilave nuk po plotësohen.

Super-ylli i më shumë se 90 filmave, është konsideruar si një nga personat më të njohur dhe më popullorë në Indi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.