Bie numri i të infektuarve në Itali, por humbin jetën 766 persona nga koronavirusi në 24 orët e fundit

0
99

Rritet me 766 persona lista e personave të vdekur nga koronavirusi në Itali, duke e çuar numrit total në 14.681. Ditën e djeshme ishin 760 ata që ndërruan jetë. Ndërsa numri total i të infektuarve është 119.827.

Ndërkohë, rastet e reja me COVID-19 janë 2339. Dje, rastet e reja ishin 2477. Por ka edhe një lajm të mirë në 24 oret e fundit janë shëruar 1.480 persona.

Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile në Lombardi e cila është pika më e nxehtë në Itali situata ka një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë.

Shqetësuese mbeten humbjet mes bluzave të bardha, ndërsa 77 mjekë raportohen të jenë mes viktimave. Kryeministri Giuseppe Conte njoftoi se masat kufizuese do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në 13 prill.

Qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte aprovoi dhe një vendim tjetër që sanksionon me gjobë nga 400 deri në 3 mijë euro, ata që nuk respektojnë rregullat e karantinës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here