“Testi i solidaritetit ndaj koronavirusit!”

0
99

Nga Majlind Lazimi

 

Vendimi i fundit i qeverise per qerate nuk eshte nje zgjidhje ekonomike e llogjikshme. Eshte njelloj sikur te marresh leket nga nje xhep dhe ti fusesh ne xhepin tjeter. Pra, leket qe mund ti konsumonte nje “qeradhenes i vogel” le ti konsumojë nje “qerramarres i vogel”. Ndryshe do te ishte situata per bizneset e medha, sepse te dyja palet do te kishin mjaftueshem interes reciprok apo “dhjame” per te qene plotesisht solidar me njeri-tjetrin.

A duhet te kete nje kontribut financiar “solidariteti” te qeverise ne marredhenjen kontraktuale mes qeramarresit dhe qeradhenesit te vogel. Mos te harrojme se nje pjese e mire qerradhenesve mund ta kene pagesen e qerase “pagen” e tyre te vetme nese jane te papunë. Pra, dhe ketu qeveria mund te bente diferencime. Qeveria te pakten te paguante 50% njeres pale dhe pastaj palet te ndanin kostot e 50% tjeter mes njerit-tjetrit.

Shqiptaret jane aq solidar dhe te njerezishem sa te merren vesh vete. Nuk kane nevoje ta kene qeverine gjykatese, duke dhene nje “vendim” te njeanshem.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here