Raporti i klasifikuar në Shtëpinë e Bardhë: Kina ka fshehur diçka në pandeminë e koronavirusit

0
98

Kina ka fshehur diçka në pandeminë e koronavirusit. Në këtë përfundim arrin inteligjenca amerikane, e cila ka dorëzuar një raport të klasifikuar në Shtëpinë e Bardhë, shkruan “Bloomberg”.

Duke iu referuar tre zyrtarëve që kërkuan të mos identifikohen sepse raporti është sekret, Bloomberg shkruan se  thelbi është se raportimi publik i Kinës për rastet dhe vdekjet është qëllimisht i paplotë.

Zyrtarët nuk pranuan të japin të tjera detaje mbi përmbajtjen e tij. Por, dy nga zyrtarët thanë se raporti arrin në përfundimin se numrat e paraqitur nga Kina janë të rreme.

Stafi i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë dhe ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Kujtojmë se qeveria kineze ka rishikuar në mënyrë të përsëritur metodologjinë e saj për numërimin e rasteve, me javë të tëra duke përjashtuar njerëz pa simptoma, dhe vetëm të martën shtoi më shumë se 1.500 raste asimptomatike në totalin e saj.

Grumbuj të mijëra urnave jashtë krematoriumeve në provincën Hubei kanë shkaktuar dyshime të publikut mbi raportimet e Pekinit.

Ligjvënësit republikanë në ShBA kanë qenë veçanërisht të ashpër në lidhje me rolin e Kinës në shpërthimin e epidemisë.

Edhe Presidenti amerikan Donald Trump vuri në dyshim saktësinë e të dhënave zyrtare të dhëna nga Kina për epideminë e koronavirusit, disa orë pasi ligjvënësit amerikanë akuzuan Pekinin për fshehjen e tyre, duke cituar një raport të inteligjencës.

“Si mund ta dime se shifrat e tyre janë të sakta?” – pyeti Trump në konferencën për shtyp. “Numrat e tyre duket se janë shumë të ulët.” – shtoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here