Standard.al

‘Nuk do dëmshpërblehen’/ Rama thirrje privatëve të mos kërkojnë qiratë, Veliaj: Zëre se i kishit bosh për një muaj!

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka komentuar, thirrjen e kryeministrit Rama, për mospagimin e qirave, gjatë krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Duke folur në një lidhje direkte me emisionin “Në fokus” në “Tv T”, Veliaj tha se në luftë duhen bërë sakrifica kështuqë qytetarët të mendojnë se ky ishte një muaj kur ambjentet i kanë patur bosh.

” Në luftë jemi të gjithë. Nëse ju mendoni se ky shtet është në infinit dhe vetëm duhet mjelë, duhet të kuptojmë të gjithë që duhet të bëjmë një sakrificë. Kini parasysh, që kur dikush lëshon një ambient me qira, nja dy-tre muaj është bosh duke pritur të jepet me qira. Zëre se ishte një muaj që ishte bosh, sepse ishte jeta bosh“, tha Veliaj.

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka bërë thirrje që të mos paguhen qiratë, duke ndërhyrë në një marrëdhënie private kontraktuale mes palëve, pa marrë përsipër të dëmshpërblejë qiradhënësit. Megjithatë, Rama sqaroi në mbrëmje në emisionin “Opinion”, se qiratë do të shtyhen për muajit prill dhe maj, duke u paguar me këste pas muajit maj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.