Rama nuk ‘lëshon pe’ as në kohë pandemie: Taksa e pronës nuk ka lidhje me qiratë, do të paguhet

0
167

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sot edhe një herë se nuk do të ketë falje taksash dhe falje të energjisë elektrike.

I ftuar në “Opinion”, kryeministri thekson se taksa e pronës nuk ka lidhje me qiratë dhe se ajo do të paguhet.

Kreu i qeverisë tha se ata që kanë punuar në të zezë kanë dy alternativa.
“Nëse ka një qira që e paguan ashtu sikundër ka një punë në të zezë, dy kategori në zonën më të errët të ekonomisë. Kanë dy zgjedhje ose të pranojnë fatin e tyre ose të denoncojnë. Nëse ne hapim këtë lojë, çdo një prej parazitëve mund të vijë të thotë se kam punuar në të zezë.

Ai shtoi më tej se taksat e pronës nuk është derivat i qirasë, është taksë e pasurisë tënde. “Nga ato para që tjetri merr nga qiraja paguan një tatim dhe taksa e pronës nuk ka lidhje. Fjala taksë, heqje taksash, të mos e përdorim në këtë luftë sepse lufta financohet me taksa, nuk financohet nga një shpellë të nxirren florinj. Kemi falur 150 mln dollarë kamatëvonesa. Taksa dhe fatura detyrimesh për dritat janë jashtë bisedës”, u shpreh ai.

Në lidhje me koncesionet, Rama tha se është një pllakë me një tonalitet kriminal.
“Unë nuk do t’u kthehem prapë koncesioneve. Ajo është pllaka e gramafonëve që rrotullohet. Ajo është një pllakë jo vetëm thjesht manipulim në ditë të mira por me një tonalitet kriminal që tenton t’i thotë popullit shqiptarë që këta japin 120 milion për 10 veta. Ato janë para që paguajmë shërbime për dhjetëra mijëra vetë”, y shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here