Standard.al

Përplasja për fasonet/ Braçe i kërcënoi me burg, investitori i përgjigjet: Flet jashtë realitetit, s’di ku jeton…

0

Skënder Pashaj, investitor në biznesin fason në një lidhje me skype në Fax News, ka kërkuar që të ketë një takim urgjent me qeverinë dhe ekspertë të ekonomisë, për të gjetur një zgjidhje për situatën në të cilën gjenden sot bizneset. Pashaj tha se i vetë ka të punësuar 1800 persona, dhe nuk mund të marrë borxh për të shlyer pagat, pasi kjo do të sillte rrënimin e biznesit.

Sipas investitorit, një problem edhe më i madh është anulimi i porosive, çka bën që malli të mbetet stok, dhe të mos ketë eksportime drejt Italisë dhe Francës. Pashaj iu përgjigj edhe Braçes, që kërcënoi me burg, biznesmenët që pushojnë qytetarë nga puna, që sipas tij është një diletant, dhe flet jashtë realitetit.

“Unë jam këtu per të thënë që është momenti që të ulen të gjitha aktorët, sipërmarrësit e të gjithë sektorëve, qeveria, për të nxjerrë një paketë masash. Humbjet nuk janë faktor për momentin, ndërmarrja ime ka dorëzuar produktin dhe nuk dihet se kur do të merren paratë, dhe ka një magazinë plot, që nuk dihet nëse do më tërhiqet malli.

Përgjigja ime për zv.kryeministrin që flet si delitant, është që nuk merrem me deklarata të papërgjgjshme, nuk di te ku jeton, problemi im është që duhet të shpëtoj 1800 vende pune. Unë bej pjesë në shoqatën e prodhuesve të Shqipërisë dhe kemi kërkuar të diskutojmë me zonjën Denaj dhe zotin Ahmetaj, duhet të jenë gjithë aktorët ekonomikë, edhe ju si media bëjeni këtë apel.

Nuk është thjeshrt halli me u dhënë lekët punonjësve, nëse zvkryeministri thotë që unë tyë shkoj në burg, le të shkoj, por nuk është kjo zgjidhja. Duhet të ulen njerëzit e urtë të ekonomisë, siç po ndodh në çdo vend të botës.

Po iu bëj një përshkrim të gjendjes së biznesit tim, deri para 10 ditesh ndihesha shumë i sigurt, ama kam një javë që po më anulohen porositë për dimrin që vjen, plus që jam në ankth për shlyerjen e pagesave nga blerësit e mallit tim, unë që flas tani jam i ekspozuar që të humbas 3 milione euro. Nuk është aspak mirë që të shohësh biznesin tënd që të tkurret, nuk merret borxh për pagat e punëtorëve. Në ditët që ne do marrim borxh pr të shlyer pagat, atëherë biznesi ka mbaruar. Borxh merret për investime dhe për likujditete, pjesa tjetër pastaj të çon në rrënim”, u shpreh Pashaj.

Shoqata Kombëtare e Punëdhënësve “Proeksport Albania” ka paralajmëruar se nuk do të paguajë asnjë nga 68 mijë punonjësit e 762 kompanive prodhuese në vend duke nisur nga dita e djeshme.

Ata kanë parashtruar në mënyrë të drejtpërdrejtë të gjithë vështirësitë që po has ky sektor që nga mungesa e punonjësve për shkaqet e njohura, vështirësitë e likujdimeve nga kompanitë e tjera të cilat kanë shtyrë pahesat në kohë deri tek indiferenca e shtetit për t’ju rimbursuar TVSH-në dhe mosreagimi i asnjë prej ministrave tek të cilët janë drejtuar këto kompani.

Sipas letrës të cilën Faxweb.al disponon kjo shoqatë i shkruan kryeministrit Rama se:

“1.Ndodhemi në kushtet e pamundësisë për të vijuar pagesën e pagave të punonjësve, si për ndërmarrjet që punojnë, ashtu edhe për ato që janë në pamundësi të vijimësisë së kontratave.
2. Ndodhemi në kushtet e pamundësisë edhe për të negociuar me bankat tregtare, ngadalësia e të cilave për të aktivizuar shtyrjen e kredive apo aplikimin për kreditë e mbështetura në garancinë sovrane, është e pafalshme. Ne nuk mund të aplikojmë për kredi, kur nuk njohim asnjë nga kushtet, kur këto nuk i njohin as bankat dhe për më tepër kur deklarohet se normat e interesit të kësaj kredia me garanci bankare fillojnë te pragu 3 për qind e lart. Kjo është e papranueshme dhe jologjike në kushtet në të cilat ndodhemi! Bankat janë biznese si ne, por bankat nuk mund të sigurojnë një normë të tillë fitimi në kushtet e tanishme. Ne kërkojmë ndryshimin e menjëhershëm të kësaj strategjie të bankave tregtare dhe një rol më të ashpër të Bankës së Shqipërisë.
3. Ndodhemi në kushtet e pamjaftueshmërisë së likuiditetit duke filluar nga ky moment dhe nuk mund të marrim përsipër pagimin e pagave të punonjësve tanë.
“, thuhet në letrën e shoqatës “Proeksport Albania”.

Gjithashtu fasonët i kanë parashtruar kreut të ekzekutivit 5 kërkesat e tyre për të mos lejuar futjen në kolaps të një prej sektorëve më të rëndësishëm të prodhimit në vend:

*Të paguhen pagat e asistencës apo papunësisë për të gjithë punonjësit e tyre që aktualisht qëndrojnë në punë në ndërmarrje që kanë ndërprerë kontratat dhe nuk kanë punë, të paktën për një periudhë tre mujore;
* Blerjen e borxheve të partnerëve në Itali dhe gjetke të cilat janë vonuar ose nuk bëhen për këtë periudhë derisa në llogaritë e tyre bankare të mbërrijnë shumat e kontraktuara ligjerisht;
* Shtyrjen për një afat të caktuar të pagesesave e detyrimeve fiskale për të gjithë kompanitë fasoniste, me synim sigurimin e likuiditetetit të nevojshmë të kompanive për të paguar pagat e punonjësve, kur kompanitë janë duke punuar apo ato kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike;
* Pagesën e menjëhershme pa hezitim dhe pa zbatuar hallkat e tepërta rimbursimin e TVSH.
*Shtyrjen në kohë dhe pagimin e detyrimeve lokale si tarifa dhe taksa vendore në një kohë të mëvonshme dhe me shtrirje kohore në pagimin e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.