Për Shqiptarët e bllokuar në pikat kufitare me Greqinë e Malin e Zi, Meta: Po ndjek me shqetësim situatën. Duhet zgjidhje e shpejtë

0
89

Perhapja e shpejte e covid-19 ne te gjithe boten, dhe izolimi i menjehreshem i shteteve ka krijuar edhe probleme dhe pengesa te shuma ne pikat kufitare ne vendeve perkatese.

Per kete ceshtje Presidenti i Republikes Ilir Meta, ka njoftuar se eshte duke e ndjekur dhe u informuar me kujdes per te ndihmuar te gjithe shtetasit qe ndodhen të bllokuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Malin e Zi.

 

Postimi i plote:

Jam duke ndjekur me vëmendje dhe me shumë shqetësim situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët ndodhen të bllokuar në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Malin e Zi.
Situata e pritjes së tyre në kufirin shqiptar dhe pengesa që po hasin kërkon një zgjidhje të shpejtë.
Autoritetet shqiptare përgjegjëse të informojnë pa vonesë qytetarët tanë mbi gjendjen dhe procedurat e reja që duhen respektuar në pikat tona kufitare, të imponuara nga pandemia COVID-19, në mënyrë që të mos krijohen grumbullime të pamenaxhueshme.
Në të mirë të të gjithëve, shtetasit tanë duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat dhe konsullatat tona, si dhe të evitojnë maksimalisht lëvizjet jashtë kushteve të urgjencës dhe domosdoshmërisë.
U bëj thirrje të gjithëve që, duke forcuar bashkëpunimin midis qytetarëve dhe autoriteteve përgjegjëse në këtë situatë të vështirë, të tregojmë mirëkuptim e bashkëpunim, por veçanërisht solidaritet dhe përgjegjshmëri të lartë për të kapërcyer me sa më pak kosto këtë sfidë të jashtëzakonshme. ??

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here