Me video/ Denoncimi i PD: Veliaj nuk i ndahet kullave dhe betonit. Rradhën e ka Parku i Liqenit

0
97

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, nepermjet nje postimi ne Facebook ka hedhur sot akuza kundër kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Zhupa shkruan se në 13 mars bashkia ka hapur tenderin për betonizimin e Parkut të Liqenit Artficial në kryeqytet.

Sipas Zhupës, Partia Demokratike e ka denoncuar që në Gusht 2018 në mënyrë të vazhdueshme këtë plan por Veliaj e ka mohuar.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Koronavirus tregoi edhe një herë sa shumë rëndësi ka cilësia e ajrit në jetëgjatësine tonë. Mushkri të shëndetshme, jetë e gjatë.

Në mes të kësaj situate të vështirë për shendetin e gjithsecilit, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me 13 mars për atë që do jetë betonizimi i madh i parkut të liqenit.

Veliaj ka hapur proçedurën e tenderimit për të pranuar projekt-idenë në formën e ofertës së pa kërkuar për të përgatitur Planit e Detajuar Vendor për zonën TR169 që është dhe trualli i gardës së republikës pjesë e Liqenit artificial.

Partia Demokratike e ka denoncuar që në Gusht 2018 në mënyrë të vazhdueshme këtë plan por Veliaj e ka mohuar. Tani ai shfrytezon këtë situate ku njerezit nuk e kanë vëmendjen, për të kaluar një plan shkatërrues për mushkritë e vetme të qytetit.

Denoncimi ynë është provuar me fakte nga Plani i Pergjithshem Vendor i miratuar nga Veliaj në Prill 2017 ku kjo zonë është me destinacion për ndertime me 9 kate edhe 29 metra lartësi.

Bashkia me justifikimin e ndërtimit të Biblotekes së re Kombëtare në këtë zonë apo edhe institucione të tjera do të hapi rrugën për t`i dhënë pjesën e parkut një privati për të ndërtuar objekte me destinacion tregtar !

Një plan i papranueshem për qytetarët e Tiranës, ndaj edhe përgatitet edhe botohet në ditët e fatkeqësisë natyrore kur njerezit janë perballë vdekjes.

© SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here