Këshilltari i Thaçit përplaset ashpër me eurodeputeten gjermane: Jeni histerike…

0
148

Artan Behrami, këshilltar i presidentit të Kosovës është përplasur ashpër me raportuesen gjermane për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon Taubadel.

Reagimin e ashpër të Behramit e ka nxitur një qëndrim i eurodeputetes gjermane e cila i bënte thirrje presidentit të vendit që të mos luaj me Kushtetutën e Kosovës në kohën e pandemisë COVID-19 dhe që të mendojë dy herë përpara se të marrë vendim për shkarkimin e qeverisë Kurti.

Behrami i ka thënë politikanes gjermane se askush nga Bashkimi Evropian s’ka reaguar kur Kuvendi i Kosovës mbulohej me tym e gaz lotësjellës, ndërsa i ka thënë eurodeputetes se është hedhur në histeri, pas votimit të mocionit të LDK’së që rrëzoi Albin Kurtin nga pushteti.

Këshilltari i Thaçit ka thënë më tutje se është e turpshme se si von Cramon Taubadel anon nga njëra palë.

Pa reaguar pas akuzave të këshilltarit të Thaçit nuk ka qëndruar eurodeputetja, e cila i ka bërë thirrje Behramit që të ketë kujdes për fjalët që përdor në një debat të zakonshëm.

“Liria e mendimit është “histeri”? Interpretim shumë interesant në një debat të zakonshëm. Sigurohuni që po i përdorni kujdesshëm fjalët tuaja zotëri”, ia ka kthyer eurodeputetja gjermane.

Behrami nuk është ndalur dhe ia ka kthyer përsëri eurodeputetes gjermane, duke e akuzuar madje për shpërndarje të lajemve të rreme dhe përhapjes së panikut. Sipas këshilltarit të Thaçit duhet pasur përgjegjësi edhe në shprehjen e opinionit.

Këshilltari i presidentit ka thënë se edhe 82 deputetët që kanë votuar për rrëzimin e Ablin Kurtit kanë të drejtën e tyre për t’u shprehur lirshëm, ndërkohë ka pyetur eurodeptueten gjermane nëse asaj i intereson vetëm Albin Kurti.

“Të menduarit lirshëm ka një përgjegjësi. Ju keni shpërndarë lajme të rreme, histeri dhe panik duke abuzuar me rolin tuaj si deputete e Parlamentit Evropian, duke sulmuar deputetët e zgjedhur në mënyrë demokratike. A nuk është vendimi i tyre liri e shprehjes. A kujdeseni për perspektivën e tyre, apo iu intereson vetëm Albin Kurti”, ka shkruar Behrami.

Viola von Cramon Taubadel ndërkohë i ka kërkuar Behramit që t’i tregojë opinionit të gjërë se në cilin rast ka shpërndarë “lajme të rreme”./Expres

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here