Ja si lindi sot e 65 vite më parë Champions League! Idea e ish futbollistit që ndryshoi përgjithmonë futbollin

0
118

Kanë kaluar saktësisht 65 vite nga ai 2 prill i viti 1955, kur krerët e 16 federatave kombëtare europiane u takuan në “Hotel Ambassador” të Parisir për të diskutuar propozimin që do të ndryshonte pëfundimisht historinë e futbollit europian. Nëse sot flasim për Champions League si turneun më të rëndësishëm ndërkombëtar në botë për klube, qoftë në nivel skuadrash dhe qoftë në nivel të ardhurash, mund ta bëjmë sepse atë ditë u vu guri i parë i themelit të Kupës së Kampioneve.

Hanot

Gabriel Hanot

Idea për të përballur mes tyre ekipet më të rëndësishme në nivel ndërkombëtar i erdhi Gabriel Hanot, ish-lojtar dhe asokohe redaktor i “L’Equipe”. Hanot ishte i njohur për idetë e tij revolucionare në futbollin profesionist: në vitet ’30 ishte ndër të parët që kërkoi krijimin e futbollit profesionist dhe pas luftës kontribuoi në krijimin e Coppa Latina, turne ku merrnin pjesë Italia, Spanja, Franca dhe Portugalia.

Ulves

Pershendetja e “Daily Mail” ndaj Ulverhemptonit

Vendimi për të zgjeruar horizontin dhe për të krijuar një turne kontinental erdhi pasi “L’Equipe” nuk e përtypi mirë titullin “Kampionë Bote”, që kolegët e “Daily Mail” i dhanë Ulvërhemptonit që mposhti Honvedin mitik të Ferenc Pushkashit. Hanot u përgjigj në kolonat e së përditshmes ku punonte: “Jo, Ulvsat nuk janë kampionë bote”, dhe në rreshtat që pasonin u hodh idea e turneut të përshtatshëm për të legjitimuar një përcaktim të tillë.

Hanot Wolves

Reagimi i Hanot te “L’Equipe”

Hanot e kishte seriozisht: më 2 mars të vitit 1955 vajti pa ndroje në asamblenë plenare të UEFA-s me propozimin e tij. Idea ishte revolucionare për epokën dhe jo vetëm në aspketin gjeografik, por edhe për të ardhurat ekonomike, që aty për aty u cilësua si futuristike dhe profektike. Përgjigjet institucionale ishin të vakëta sepse FIFA dhe UEFA theksuan që Kombëtaret ishin priotiteti i tyre, por disa drejtues u mahnitën, sikundër Gustav Sebes, i cilësuar si babai i Hungarisë së Madhe, dhe Santiago Bernabeu, presidenti legjendar i Real Madridit.

Santiago Bernabeu

Santiago Bernabeu

Ndikimi i dy drejtuesve të lartë te kolegët e tyre bëri të mundur që më 2 prill të vitit 1955, të zhvillohet ky takim. Ishin gjashtëmbëdhjetë kombet e përfaqësuara në atë takim. Francezi Ernest Bedrizhans udhëhiqte komitetin organizator, por ishin Bernabeu dhe Seves, të emëruar zevendëspresidentë të komitetit, ata që thurën pëlhurën. Të gjithë ishin dakort për të ardhurat, sidomos për termat ekonomikë, të një turneru të tillë që FIFA dhe UEFA, nuk mundën t’i thoshin dot “jo” pak javë më pas, duke vënë kushtin e vetëm që veprimtaria të luhet nën siglën e UEFA-s dhe të mos kushtëzonte kalendarët e aktivitete kombëtare dhe ndeshjet e skuadrave përfaqësuese.

U vendos që të quhej “Kupa e Kampioneve për Klube”, ndonëse në disa vende do të njihej thjesht si “Kupa e Europës”. Nuk ndërroi më emër deri në revolucionin e vitit 1992, kur UEFA vendosi të ndryshohë format dhe ta quante siç njihet sot, “Champions League”-

Sporting Partizan

Sporting Lisbona – Partizan Beograd 3-3

Kupa e Kampioneve debutoi më 4 shtator të vitit 1955, me takimin e parë mes Sportingut të Lisbonës dhe Partizanit të Beogradit në “Estadio Nacional” përballë 30 mijë spektatorëve: përfundoi 3-3. Kampioni i parë do të ishte Real Madridi, që në finale francezët e Stad Reims, duke përmbysur shifrat nga 0-2 në 2-2 dhe më pas nga 2-3 në 4-3.

Reali Kampion

Real Madrid, fituesi i pare i Kupes se Kampioneve

Një kuriozitet: në atë mbledhje të 2 prillit ishte e kotë pjesëmarrja e Çelsit. Federata Angleze e snoboi idenë, duke vënë veton e saj për pjesëmarrjet e skuadrave nga kampionati i saj. Por duke parë suksesin e madh ndërkombëtar të veprimtarisë, FA ndryshoi mendim duke regjistruar Mançester Junajtidin në garë. Çelsi, nga ana e tij, do të priste 44 vite për të debutuar në Champions, ndonëse ishte te grupi themelues i saj.

Po Hanot? Mendja që mbolli Kupën e Kampioneve jo vetëm që vijoi me sukses aktivitetin e tij si gazetar, por pak muaj pas lindjes së turneut pati një ide tjetër gjigante, kësaj radhe nga kolonat e “France Football”, ku propozoi që çdo vit të zgjidhet lojtari më i mirë europian. E kështu, falë gazetarit francez, veç Championist aq shumë të dashur për ne, ekziston sot dhe “Topi Artë”, çmimi individual më i lakmuar në botën e futbollit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here