Gjermania 793 viktima dhe 70 mijë të infektuar me koronavirus, shpejtësia e përhapjes po bie

0
71

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Gjermani vazhdon të rritet. Por rritja e përqindjes në raportimin e rasteve të reja po shton sërish frikën tek gjermanët.

Nga 16 deri në 17 mars, rritja e rasteve të reja ishte 53.6%, nga 30 Mars deri më 31 Mars ishte vetëm 7.1%.

Kjo tregon se ka sërish ende shumë raste me koronavirus në Gjermani, por shpejtësia me të cilën po përhapet virusi, po bie. Pra ky zhvillim mund të jetë një shpresë për vendasit.

Më 2 prill, nga ora 8 e mëngjesit, rritja në krahasim me një ditë më parë ishte 9.1 përqind, përsëri më e lartë, por sërish poshtë 10 përqind dhe shumë më pak se rritja fillestare.

Grafiku i rasteve për Gjermaninë

Në rang kombëtar janë regjistruar 70 mijë raste me infeksione në të gjithë vendin dhe 793 vdekje.

Në rang global mbi 47 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë.

Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën 9,387 persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona.

Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here