Standard.al

Edi Paloka: 10 oligarkët e Ramës me 120 milionë euro janë të vetmit që gëzojnë në krizë pa iu prekur asnjë qindarkë

0

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka në një postim në “Facebook” i kërkon kryeministrit “të çlirojë buxhetin nga vampirët me të cilët iu ka pirë gjakun shqiptarëve në këto 7 vite”.

“Vetëm këtë vit Edi Rama planifikon t’u japë pa asnjë dobi për qytetarët plot 120 milionë euro! Qeveritarët e korruptuar dhe oligarkët janë të babëzitur, jo pronarët, që mbijetojnë me të ardhurat e siguruara nga qiraja!
Shtyrja e qirave nuk është zgjidhje. Qiratë duhet të subvencionohen nga shteti, siç po bëjnë vendet fqinjë. Pas 2 muajsh aftësia paguese e bizneseve do të jetë edhe më e pakët. Vetëm Edi Rama nuk e kupton këtë, sepse i bën llogaritë e biznesit të vogël që mezi mbijeton në kushte normale, bazuar në fuqinë ekonomike të tij dhe të 10 oligarkëve, që pasurohen çdo ditë me paratë e shqiptarëve”, deklaron Paloka.

  • foto galeri
  • foto galeri

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.