Bllokimi i shqiptarëve në kufi/ Reagon ashpër Basha: Braktisja e tyre, papërgjegjshmëri çnjerërore

0
105

Bllokimi i qytetarëve shqiptarë në pikat kufitare ka sjellë edhe reagimin e ashper te kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Sipas liderit të opozitës, situata është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente, ndërsa shton se, braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore.

Lulzim Basha: Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi. Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore. Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here