Bardhi i kundëpërgjigjet Ramës: Sakrifiko milionat për oligarkët, jo bukën e shqiptarëve

0
89

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës se Ramës teksa i kthehej akuzave të PD-së për paketën ekonomike dhe propozimit të tij për heqjen e qirasë për bizneset, vjen një tjetër reagim nga kampi opozitar.

Bardhi thekson se kryeministri duhet të sakrifikojë milionat për oligarkët, jo bukën e shqiptarëve.

Sipas demokratit, Rama në vend që të sulmojë opozitën, duhet të anulojë koncesionet dhe të lërë fjalët boshe në “Facebook”.

REAGIMI I BARDHIT
Edi Rama u kërkon saktificë vetëm qytetarëve të zakonshëm. Qytetarët nuk mund të mbajnë më gjatë barrën e taksës së korrupsionit që qeveritarët kanë futur në xhep. Taksa e korrupsionit i ka marrë peng dhe i detyron të mos anullojnë koncesionet dhe PPP.

Në vend që të sulmojë opozitën që po qendron në krah të qytetarëve në nevojë:

1. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 120 milion euro që ka parashikuar të japë për 12 koncesione dhe jo bukën e mijëra familjeve shqiptare.

2. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 40 milion euro që ka parashikuar për shpenzimet operative të Qeverisë dhe jo të lërë fëmijë pa bukë.

3. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 100 milion euro tendera luksi e të panevojshme dhe jo të fusë në borxh shqiptarët me njëri tjetrin.

Përgjegjësia e Qeverisë është që barrën e pamundësisë së mijëra qytetarëve të mos ua kalojë mijëra qytetarëve të tjerë, që janë po në kushtet e mbijetesës.

Barra duhet t’u kalojë qeveritarëve të korruptuar dhe oligarkëve që hanë milionat e shqiptarëve! Anullo koncesionet dhe PPP! Lëri fjalët boshe në facebook!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here